• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Studimi i BB për rezervën valutore dhe borxhin, sa e ekspozuar është Shqipëria

by Java News
08/02/2019 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti i Thesarit në Bankën Botërore ka publikuar së fundmi një punim të katër ekspertëve që analizojnë rëndësinë që ka vendosja e një kuadri për menaxhimin e detyrimeve dhe risqeve që rrjedhin nga borxhi i jashtëm dhe ekspozimi i tij ndaj lëvizjeve të kursit. Në çdo rast ekspertët kanë bërë një vlerësim të rezervës valutore që disponon një vend përballë borxhit të jashtëm që ka ai. Studimi analizon situatën e shtatë vendeve mes të cilëve edhe Shqipëria.

“Një kuadër për menaxhimin e aseteve dhe detyrimeve për menaxhimin e risqeve që rrjedhin nga detyrimet sovrane të këmbimit valutor kërkon një analizë të përbashkët a) detyrimet financiare të jashtme që rezultojnë nga borxhi sovran i vendit b) asetet e jashtme të këmbyera të bankës qendrore. Qeveritë shpesh emetojnë nivele të larta borxhi në valutë të huaj duke vënë pozicionin e tyre fiskal në ekspozim të luhatjeve të këmbimit valutor. Menahximi i kujdesshëm i borxhit sovranndaj pozicionit të këmbimit valutor nën një kuadër menaxhues të aseteve dhe detyrimeve u mundëson qeverive që të zvogëlojnë riskun në koston më të ulët të mundshme duke rritur elasticitetin ndaj goditjeve të jashtme.

Bazuar në sfidat që lidhen me zbatimin e kuadrit të menaxhimit të aseteve dhe detyrimeve ky studim rekomandon një qasje praktike që përfshin analizën e pozicionit rezervës valutore të bankës qendrore dhe portofolit të borxhit të qeverisë qendrore dhe optimizmi i pozicionit neto. Modeli i propozuar testohet duke përdorur rezervën valutore dhe të dhënat e borxhit të jashtëm të shtatë vendeve , Shqipëria, Gana Maqedonia, Afrika e Jugut, Koreja, Tunizia dhe Uruguai.  Ky studim përdor metoda sasiore për të parë impaktin e një stategjie të menaxhimit të aktiveve dhe detyrimeve dhe integron qasjen në menaxhimin eficent të riskut të kursit të këmbimit valutor. Ai jep politika rekomandimesh për minimizimin e riskut nga mospërputhja e këmbimit valutor dhe rrit kthimin nga rezerva valutore” vlerëson studimi.

Raporti i rezervës me borxhin në Shqipëri

Ekspertët e Bankës Botërore kanë analizuar shifrat e vitit 2016 lidhur me Shqipërinë. Shqipëria në këtë vit kishte 49 për qind të borxhit të saj në monedhë të huaj.

“Shqipëria ka një përqindje gati të njëjte të borxhit të jashtëm dhe atij të brendshëm. Në vitet e fundit Shqipëria ka emetuar edhe Eurobond. Rezervat e saj valutore mbulojnë gati 80 për qind të borxhit të jashtëm me një raport 1.23 ndërkohe që borxhi në dollarë është më pak se gjysma e rezervës në dollarë me një raport 0.53, borxhi në euro i Shqipërisë është 1.15 herë më i madh se rezerva e saj në euro. Shqipërisë i është dhënë statusi i kandidatit nga Bashkimi Europian. Kjo tregon edhe një arsye për pjesën e lartë të borxhit dhe aktiveve në euro. Shqipëria ka de jure një regjim të lirë të kursit të këmbimit me ndërhyrje të kufizuara për të qetësuar përqendrueshmëritë. Vendet me një regjim të lirë të kursit të këmbimit si Shqipëria kanë më pak gjasa që të përdorin asetet e rezervës për ndërhyrjet në kursin e këmbimit” vlerëson studimi.

Ekspertët e BB nënvizojnë se Shqipëria ka përputhje relativisht të afërt mes rezervës valutore dhe borxhit të jashtëm si në monedhë edhe në sasi. Vendi ynë ka një raport më të lartë se 1 çka tregon se shuma e borxhit të jashtëm është më e madhe se rezerva valutore. Monitor

Next Post
Ulje temperaturash, zbuloni si do të jetë moti sot

Ulje temperaturash, zbuloni si do të jetë moti sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com