Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore inicioi sot në ambjentet e Akademisë së Shkencave një tryezë diskutimi me pjesëmarrjen e intelektualëve, zërave publikë dhe aktivistëve vendorë, me shqetësimin e përbashkët për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Zagorisë. Pjesëmarrësit në këtë takim kërkuan ndërhyrjen e Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për të ndalur çdo marrëveshje kontraktuale apo projekt të mundshëm, që mund të dëmtoje potencialet e zhvillimit të kësaj zone. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ne nje deklarate per mediat kerkon konkretisht:
Zona e Zagorisë është shpallur në vitin 2018 nga Këshilli i Ministrave “Park kombëtar”, për vlerat e veçanta natyrore që mbart, si dhe “Zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit”, për shkak të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Operacionet e kërkimit të naftës dhe cdo aktivitet tjetër industrial në këtë zonë përbën rrezikimin e këtyre vlerave të mbrojtura. Është e nevojshme që të zbatohen këto detyrime që rrjedhin nga statuti i vecantë i kësaj zone përpara se të merret cdo hap i mëtejshëm për kërkime apo investime industriale.
Zona e Zagorisë është një nga rajonet më të populluara në Shqipëri me trashëgiminë bizantine (kisha, ura dhe site arkeologjike), të cilat përbëjnë një potencial të mëtejshëm për zhvillimin e qëndrueshëm turistik të zonës me interes për ekonominë lokale dhe në respekt të mbrojtjes të pasurisë natyrore kombëtare. Eksperienca e deritanishme e investimeve të tilla në industrinë e naftës (si ai në zonën e Delvinës) kanë dëmtuar rëndë burimet natyrore të zonës dhe nuk kanë sjellë asnjë përfitim ekonomik si për buxhetin public ashtu edhe për banorët.
Në respekt të të gjitha konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi për konsultimet publike, dëgjesat që po zhvillohen me banorët e zonës së Zagorisë, duhet të sigurojnë të gjitha elementët e nevojshëm të njoftimit në kohë të banorëve, transparences të informacionit dhe kostove të projektit si dhe të organizohen në vende publike. U kërkohet gjithashtu të zgjedhurve vendore si dhe qytetarëve që të jenë sa më të ndërgjegjësuar dhe të angazhuar në mbrojtjen e vlerave të zonës së tyre.
Pjesëmarrësit i bëjnë thirrje Këshillit të Ministrave, vecanërisht ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrisë së Kulturës dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, që të rishikojnë termat e kontratës dhe cdo marrëveshje të mëtejshme që kërcënon zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Zagorisë.
Pjesëmarrës në takim:
Neritan Ceka – Arkeolog
Apollon Bace – Arkeolog
Besnik Aliaj – Urbanist
Vasil S. Tole – Studiues
Arben Bicoku – Arkitekt
Gjergj Bojaxhi – Aktivist
Afrim Krasniqi – Kërkues
Mero Baze – Gazetar
Anila Basha – Gazetar
Erjon Tase – Gazetar
Dritan Shutina – Urbanist
Andon Pango – Kryetar i Shoqatës Zagoria
Xhemal Mato – Ambjentalist
Lavdosh Ferruni – Ambjentalist
Taulant Bino – Biolog
Fation Plaku – Aktivist
Beti Njuma – Gazetare
Edlira Gjoni – Gazetare
Rudina Toto – Ambjentaliste
Aida Ciro – Aktiviste
Jani Ziso – President i Federates se Alpinisteve
Spiro Nika – Studies
/a.meta