• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Të mos preket Parku Kombëtar i Zagorisë!

by Java News
24/01/2019 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore inicioi sot në ambjentet e Akademisë së Shkencave një tryezë diskutimi me pjesëmarrjen e intelektualëve, zërave publikë dhe aktivistëve vendorë, me shqetësimin e përbashkët për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Zagorisë. Pjesëmarrësit në këtë takim kërkuan ndërhyrjen e Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse për të ndalur çdo marrëveshje kontraktuale apo projekt të mundshëm, që mund të dëmtoje potencialet e zhvillimit të kësaj zone. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ne nje deklarate per mediat kerkon konkretisht:

Zona e Zagorisë është shpallur në vitin 2018 nga Këshilli i Ministrave “Park kombëtar”, për vlerat e veçanta natyrore që mbart, si dhe “Zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit”, për shkak të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Operacionet e kërkimit të naftës dhe cdo aktivitet tjetër industrial në këtë zonë përbën rrezikimin e këtyre vlerave të mbrojtura. Është e nevojshme që të zbatohen këto detyrime që rrjedhin nga statuti i vecantë i kësaj zone përpara se të merret cdo hap i mëtejshëm për kërkime apo investime industriale.

Zona e Zagorisë është një nga rajonet më të populluara në Shqipëri me trashëgiminë bizantine (kisha, ura dhe site arkeologjike), të cilat përbëjnë një potencial të mëtejshëm për zhvillimin e qëndrueshëm turistik të zonës me interes për ekonominë lokale dhe në respekt të mbrojtjes të pasurisë natyrore kombëtare. Eksperienca e deritanishme e investimeve të tilla në industrinë e naftës (si ai në zonën e Delvinës) kanë dëmtuar rëndë burimet natyrore të zonës dhe nuk kanë sjellë asnjë përfitim ekonomik si për buxhetin public ashtu edhe për banorët.

Në respekt të të gjitha konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi për konsultimet publike, dëgjesat që po zhvillohen me banorët e zonës së Zagorisë, duhet të sigurojnë të gjitha elementët e nevojshëm të njoftimit në kohë të banorëve, transparences të informacionit dhe kostove të projektit si dhe të organizohen në vende publike. U kërkohet gjithashtu të zgjedhurve vendore si dhe qytetarëve që të jenë sa më të ndërgjegjësuar dhe të angazhuar në mbrojtjen e vlerave të zonës së tyre.

Pjesëmarrësit i bëjnë thirrje Këshillit të Ministrave, vecanërisht ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrisë së Kulturës dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, që të rishikojnë termat e kontratës dhe cdo marrëveshje të mëtejshme që kërcënon zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Zagorisë.

Pjesëmarrës në takim:

Neritan Ceka – Arkeolog
Apollon Bace – Arkeolog
Besnik Aliaj – Urbanist
Vasil S. Tole – Studiues
Arben Bicoku – Arkitekt
Gjergj Bojaxhi – Aktivist
Afrim Krasniqi – Kërkues
Mero Baze – Gazetar
Anila Basha – Gazetar
Erjon Tase – Gazetar
Dritan Shutina – Urbanist
Andon Pango – Kryetar i Shoqatës Zagoria
Xhemal Mato – Ambjentalist
Lavdosh Ferruni – Ambjentalist
Taulant Bino – Biolog
Fation Plaku – Aktivist
Beti Njuma – Gazetare
Edlira Gjoni – Gazetare
Rudina Toto – Ambjentaliste
Aida Ciro – Aktiviste
Jani Ziso – President i Federates se Alpinisteve
Spiro Nika – Studies

/a.meta

Next Post
Rona Nishliu pjesë e jurisë “Destination Eurovision” në Francë

Rona Nishliu pjesë e jurisë “Destination Eurovision” në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com