Edi Rama tha sot se për mazhorancën, vota e emigrantëve është “A”-ja e reformës zgjedhore.
Por ai tha se: “nëse doni që të votojnë emigrantët, pyesni doktoreshën e shkencave Monika Kryemadhin dhe bashkëvuajtësin e saj Lulzim Basha”.
Rama fajësoi opozitën për mungesën e bashkëpunimit në reformën zgjedhore. Ai solli në vëmendje bojkotin teksa u shpreh:
“Opozita ngrohte vezë jashtë parlamentit dhe erdhi në parlament jo për votën e emigrantëve, por për të plasur vezët e ngrohura. Dhe rezultuan pa produkt. Ne mbetemi të vendosur për votën e emigrantëve, por na duhet që opozita të jetë dakord dhe të punojë me ne që në vitin 2021 të votojë edhe diaspora” – tha Rama në takimin me gazetarët.
/javanews/a.rada