Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Bashën mund ta akuzosh për shumë gjëra të tjera po jo se ai imiton Berishën.
I ftuan në “Dabati në Channel One” ka rrëfyer bisedën që ka bërë me kreun e PD-së, Lulzim Basha pas zgjedhjeve të vitit 2013.
Sipas Berishës, nëse Rama do të këpuste lidhjet me krimin, me të, do të bënin bashkëpunim sa i takon çështjes së integrimit.
“Po ju tregoj bisedën që kam bërë me Bashën në 2013, duke i thënë që, nëse Rama këput lidhjet me krimin, ne do vendosim një bashkëpunim sa i përket çështjeve të integrimit në BE.
Këtë ja kam thënë edhe Ramës në parlament: ‘Ty të amnistuan shqiptarët’.
Unë ja dija lidhjet e tij me krimin. I kam thënë nëse ti këput ato lodhje do ti shërbesh vendit tënd.
Në PD ndodhi një ndryshim jo vetëm lidershipi, por ndryshoi edhe gjenerata me ardhjen e Bashës.
Ai përfaqëson gjeneratën e tij. Mund ta akuzosh për shumë gjera, por jo ta akuzosh se po më imiton mua.
Ai ka krijuar konturin e vet të opozitarizmit”, u shpreh ish-kryeministri.