Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për të marrë një vendim mbi fatin e 34 të arrestuarve në sajë të mega-operacionit “Vol-vo 4”, që u zhvillua gjatë fundjavës në 12 qarqe të vendit. Mësohet se të gjithë të arrestuarit nuk kanë pranuar asnjë nga akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest shtëpie’ për 30 nga të arrestuarit.
Arrest me burg eshte kerkuar Vlash Gazulin, Vasil Nika dhe Luigj Paloka.
Ndërkohë për motrën e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Mimoza Ndoka, është kërkuar ‘detyrim paraqitje’.
a.ç