• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dy duar për një kokë!”/ Çfarë paralajmëron Këlliçi për protestën e 29 tetorit? Demokrati: Do të paralizojmë jetën në 5 qytete dhe…

by S T
25/10/2024 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi është shprehur se në zgjedhjet e 2025 do të përdoren të gjitha mjetet për të marrë rezultatin pozitiv. Në një bisedë në studion e Klan News me gazetarin Besard Jacaj, Këlliçi shprehet se nuk do t’ua falin mandatin e katërt socialistëve.

Ndër të tjera demokrati nuk ka kursyer edhe akuzat ndaj SPAK ku tha se po përdoren të gjitha manyrat për ta zhbërë opozitën.

-Si ndikon fakti që lideri i Partisë Demokratike, zoti Berisha është “arrest shtëpie” dhe kreu i Partisë së Lirisë, zoti Meta është në masën e sigurisë “arrest me burg”, për tu folur drejtëpërdrejtë votuesve tuaj. Sa të vështirë do ta keni këtë përballje me mazhorancën në zgjdhjet e vitit 2025?

Belind Këlliçi: Ndikon në pikën që ne po j’ua bëjmë të qartë qytetarëve që tentativa e SPAK është për ta çuar opozitën në zgjedhje të dëmtuar, të copëzuar dhe për të zhbërë opozitën në vend që të mos bëhen më zgjedhje, por të bëhen votime. E gjithë paranoja e Edi Ramës për të shkuar në një proces zgjedhjesh të lira dhe të ndershme do duhet të përkrahet me ndërhyrhjen brutale të SPAK në zgjedhje. Si ka mundësi që 6 muaj para zgjedhjeve të dy drejtuesit e partive më të mëdha opozitare ndodhen njëri i arrestuar në shtëpi dhe tjetri në burg, ndërkohë personi që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shteti që është Edi Rama është i lirë.

Ai foli edhe në lidhje me protestën e 29 tetorit ku tha se do të ketë një aksion mbarëkombëtar që fokusin kryesor do ta ketë në Tiranë.

Këlliçi thekson se protesta do të jetë pjesë e mosbindjes civile ku për një periudhë ende të pacaktuar do të paralizohet jeta në 5 qytete të ndryshme të vendit.

-Çfarë do të ndodhë në datën 29 Tetor që është paralajmëruar një protestë tjetër?

Belind Këlliçi: Do të ketë një aksion mbarëkombëtar që fokusin kryesor do ta ketë në Tiranë. Tirana do të mbajë peshën kryesore të protestës. Do të jetë një protestë kombëtare që do të synohet paralizimi i jetës në vend për një periudhë ende të pacaktuar pasi nuk është marrë vendimi përfundimtar. Protesta nuk do të jetë vetëm në Tiranë, do të jetë edhe në qytete të tjera. Para pak çastesh kemi përfunduar mbledhjen me drejtuesit politik ku janë diskutuar detajet. Detajet do të formalizohen edhe gjatë fundjavës dhe të hënë e të martë të gjithë do të jemi në terren për të mundësuar atë aksion mbarëkombëtar që në datë 29 është thirrur nga ana e Partisë Demokratike dhe do të ekzekutohet nga Partia Demokratike. Mbetet për tu pare, nuk mund t’jua themi sot sepse ende nuk kemi të gjitha detajet të finalizuara.

Një prej formave të mosbindjes civile do të përdoret ditën e martë në datën 29 rreth orës 17:00 të pasditës në të paktën 5 qytete të ndryshme të vendit ku do ta shihni që për një periudhë të caktuar do të ketë një… Qytetet janë ende në diskutim me drejtuesit politik, me koordinatorët rajonal të PD sepse është një aksion serioz, që do organizim serioz dhe përgjegjësi reale e konkrete.

 

Next Post
Orë me diell, vranësira dhe temperatura të ulta, si parashikohet moti për fundjavën

Orë me diell, vranësira dhe temperatura të ulta, si parashikohet moti për fundjavën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In