Edi Rama ka vijuar komentet e tij sa i përket propozimit për dënimin e shpifjeve.
Sipas tij, shqiptarëve po u serviren përditë shpifje, gënjeshtra dhe hile jo vetëm nga humbësit në politikë, por edhe nga disa media. Që rama i quan ‘kazanë’.
Ja çfarë shkruan në Twitter pasditen e së martës kryeministrit:
“Imagjinoni për një moment sikur fëmijëve t’u mësonim se shpifjet, sharjet, hiletë e gënjeshtrat, janë mjete jo vetëm të lejueshme, po edhe të nevojshme për të mundur një kundërshtar! Sot këto mjete po u tregtohen përditë shqiptarëve nga humbësit politikë dhe kazanët mediatikë👎”
/JavaNews/b.d