Misioni i OSBE-së pak para doli me vlerësimet nga procesi i referendumit, por siç thonë, detajet konkrete do të japin në konferencën për media në orët e mbrëmjes.
“Dua të informojë se kemi qindra grupe të cilët ndjekin ditën e referendumit, Janë të shpërndarë në të gjithë vendet dhe do ta na informojnë për gjithçka që do të shohin. Grupet kanë dal në terren para hapjes së vendvotimeve, do të vazhdojnë vëzhgimin gjatë ditës dhe do të jenë të pranishëm në numërimin e votave. Ne vetëm vëzhgojmë, nuk japim komente, çka do të thotë se nuk do të sugjerojmë asgjë para konferencës për shtyp që është caktuar në orën 15:00”, tha ambasadori Jan Petersen, shef i misionit vëzhgues në OSBE-ODIHR.
Komisioni pranë PPRM: Deri në orën 10:00 nuk është paraqitur incident penal juridik apo më serioz.
Komisioni për ndjekje të parregullsive të mundshme të kryera gjatë organizimit dhe zbatimit të referendumit informon se deri në orën 10:00 sot në mëngjes nuk është paraqitur ngjarje penale juridike apo incident më serioz i cili do të kishte kuptimin e shkeljes së të drejtës së votimit dhe veprimit kundërligjor të paraparë në Kapitullin 16 – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi penal, si dhe vepra të tjera penale të cilat mund të kryhen gjatë organizimit dhe mbajtjes së referendumit.
Në kumtesë theksojnë se prokurorë kujdestarë publik në të gjitha Prokuroritë publike të larta themelore e ndjekin procesin e votimit dhe janë të gatshëm t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbulimin dhe ndjekjen e kryesve të veprave penale të cialt janë të lidhura me procesin e votimit në referendum.
“Prokuroria publike është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe janë dhënë udhëzime për ndërmarrje urgjente të masave për mbledhjeve të dëshmive për parregullsi të mundshme të kryera dhe pengim të së drejtës së votës së qytetarëve”, qëndron në kumtesën në të cilën shtohet se prokuroria publike në vazhdimësi do të vazhdojë t’i ndjekë me syçeltësi ngjarjet gjatë ditës së sotme, njofton Klan Maqedoni. Theksojnë se për të gjitha parregullsitë menjëherë do të ndërmerren me ligj masat e përcaktuara në pajtim me kompetencat e prokurorisë publike.
/b.d