Smoothiet janë mënyra më e thjeshtë, shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme për t’u “furnizuar” me energji kur këto të fundit ju janë shteruar pas një dite të lodhshme pune.
E mira është të përgatitet dhe të konsumohet në çast.
Përbërësit për 2-3 persona:
1 banane ● ½ avokado e pjekur mirë ● 500ml qumësht ● 1 lugë sheqer
Përgatitja:
Qërojmë avokadon dhe pasi t’i heqim bërthamën, e ndajmë në copa.
Bananen e qëruar e ndajmë në copa dhe së bashku me përbërësit e tjerë e grijmë në blender sa të bëhen homogjene.
E shërbejmë të freskët.
/b.d