Përpiquni që ta përfshini panxharin e kuq në sa më shumë gatime, jo vetëm në sallatë. Mund të bëni me të brumin e makaronave, duke shtuar në përzierjen e miellit dhe vezëve pak krem panxhari dhe më pas t’i përgatisni sipas recetës që po ju sjellim më poshtë.
Nga Dhurata Thanasi
Përbërësit (për 4-5 persona):
400-500gr makarona me panxhar, 100-150gr djathë dhie i freskët, 80gr gjalpë, piper i zi dhe kripë.
Përgatitja:
Ziejmë rreth 1.5 litër ujë. Në momentin e zierjes shtojmë kripën. Pasi të jetë shkrirë plotësisht, shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë jo më shumë se pesë minuta.
Në një tigan të madh, të vendosur mbi zjarr, shtojmë gjalpin dhe e lëmë të shkrijë, por të mos skuqet.
Sapo të fillojë skuqja, shtojmë makaronat e kulluara dhe i trazojmë mirë në tigan, në mënyrë që të marrin gjithandej gjalpin. Shtojmë pak piper të grirë dhe një pjesë të djathit të grirë, duke i shtuar në të njëjtën kohë pak lëng të ruajtur nga ai i makaronave (çerek gote). I trazojmë makaronat dhe i largojmë nga zjarri.
E ndajmë në pjata dhe e zbukurojmë me djathë të grirë dhe ndonjë gjethe borziloku ose majdanozi të freskët.
/b.d