Lajmi i vrasjes së 8 personave nga e njëjta dorë përhapi dyshimet se 24-vjeçari Ridvan Zykaj ishte person me probleme mendore. Por ne spitalin psikiatrik në Vlorë nuk rezulton asnjë kartelë dhe asnjë dokument ku thuhet se ai ka çrregullime mendore.
Këtë informacion e konfirmon edhe Policia e Shtetit, burime nga e cila bëjnë me dije se nuk është vënë në dispozicion të grupit hetimor asnjë dokument apo kartelë për gjendjen mendore të vrasësit Ridvan Zykaj. 24-vjeçari qëlloi me breshëri automatiku mbi familjen e Demir Zykaj dhe djalit të tij, duke vrarë 8 njerëz.
ma.me