• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Komenti epik që i bëri gropën vrasësit dhe që shoi dy familje në Vlorë

by Java News
11/08/2018 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka kapur autorin 24-vjeçar të masakrës me 8 të vrarë nga fisi i tij, ngjarje e ndodhur dje në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Ridvan Zykaj u arrestua në një zonë periferike në dalje të fshatit të Selenicës. Duke qenë bari, i riu ishte njohës i mirë i zonës, dhe nata ishte terren në favor të tij dhe jo policisë. Në aksionin për kapjen e tij u vunë edhe qenë gjurmues, forca të policisë së Vlorës, RENEA-s, FNSH-së dhe Delta Forcës, derisa këtë mëngjes u bë e mundur kapja e autorit të krimit të 8-fishtë. Policia shpërndau një foto nga momenti i arrestimit të të riut, ku shihen përpjekjet e tij që ka bërë për tu arratisur në terrenin malor, pasi ka marrë edhe një dëmtim të lehtë pranë syrit.

Ridvan Zykaj vrau gjakftohtësisht pjesëtarët e dy familjeve me mbiemrin Zykaj.
24 vjeçari fillimisht ka qëlluar mbi vëllain e gjyshit të tij, Demir Zykën. Demir Zykaj së bashku me gruan e tij Ferie Zyka kanë qenë të parët që janë ekzekutuar. Demir Zyka ishte 75 vjeç ndërsa gruaja Ferie Zyka, 72 vjeçare. Në shtëpinë e Demir Zykës qëndronte dhe djali i tij së bashku me gruan, Azem e Afërdita Zykaj. Të katër personat janë vrarë në një shtëpi.

Më tutje 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka shkuar në shtëpinë e djalit tjetër të Demir Zykajt, shtetasit Besim Zykaj. Në shtëpinë e 42 vjeçarit ndodhej e gjithë familja, gruaja e Besimit, Vasilika Zyka, një vajzë e mitur me emrin Sara Zyka, 17 vjeçe si dhe fëmijën 9 vjeçar Ledjon Zykaj.

Policia publikoi menjëherë fotot e tij të marra nga rrjeti social Facebook, për t’i treguar qytetarëve se kush ishte i riu që mori 8 jetë, për faktin e rrezikshmërisë që ai përfaqësonte edhe në arrati pasi ishte ende i armatosur me kallashnikov.

Pistat e hetimit për këtë ngjarje të rëndë ende nuk janë konkretizuar, por prindërit e të riut, të cilët janë shoqëruar në polici, kanë deklaruar se në një tryezë dreke me disa prej viktimave, një prej grave që u vra nga dora e Ridvan Zykajt, e ka akuzuar atë se i kishte vjedhur pulat. Kaq duket se ka mjaftuar që 24-vjeçari të rrëmbejë armën dhe të shuajë dy familje. Zykaj nuk është i sëmurë mendorë me kartelë, banorë të fshatit flasin se nuk ka qenë problematik. Ama nëse vëzhgon dy profilet e tij në rrjetet sociale, sheh një koment që flet shumë. Një i afërm i tij që e këshillon të mos zihet me kushërinjtë. Dhe përgjigjja e 24-vjeçarit po ashtu, thotë shumë rreth këtij krimi dhe karaktetit të tij. Nëse më ngacmojnë “nuk i lë rehat, s’kam çfarë bëj e kam këtë gjë”.

Një tjetër veprim epik i tij ishte edhe “bezdisja” që krijoi nga komente të shumtë të personave që reaguan të revoltuar në Facebookun e tij, duke kërkuar deri varjen e 24-vjeçarit për krimin e rëndë të kryer. “Çmë keni çar k***”, u përgjigj me banalitet Ridvan Zykaj, ndërsa ishte ende në arrati dhe policia ishte në aksion për kapjen e tij, raporton Express.

Në fakt ajo që nuk ka ditur autori, është se pas këtij komenti ai mund të lokalizohej shumë thjesht nga policia, ashtu siç edhe ndodhi.

Vepra penale që rëndon ndaj tij ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave” dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

Next Post
Masakra e Vlorës/ Policia kap 24-vjeçarin, që ekzekutoi 8 të afërm

Masakra me 8 të vdekur, fjalët e para të autorit pas kapjes nga policia: Unë i vrava, dua avokat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In