Një 44-vjeçar nga Gramshi është gjetur i vdekur në Malin e Blacës, në afërsinë e një përroi. Besim Allka, u denoncua si i vdekur nga familjarët e tij, rreth 1 muaj më parë.
Viktima është gjetur i pajetë, ndërkohë që ekspertiza mjekoligjore ka dalë në përfundimin se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.
Njoftimi i Policisë:
Në datë 09.07.2018 rreth orës 18:20 Policia e Prrenjasit u njoftua se në Malin e Blacës, Bashkia Prrenjas është konstatuar një kufomë në afërsi të një përroi. Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. U identifikua viktima, B.A., 44 vjeç, banues në Gramsh, i denoncuar i larguar nga banesa në datë 18.06.2018, pasi dyshohet se vuante nga çrregullime mendore.
a.ç