21 vite pasi Gafurr Mazreku shkrehu pistoletat në parlament ndaj Azem Hajdarit, ‘News24’ ka mësuar një anë të panjohur të historisë duke rënë në gjurmët e personit që pajtoi gjakun mes dy familjeve Mazreku dhe Hajdari. Rastësia e donte që Kadri Morina të ishte ish-nxënës i Gafurrit dhe mik gjaku i Azem Hajdarit çka bëri që familja e atentatorit të kërkonte ndihmën e tij që konflikti në sallën e parlamentit mes dy rivalëve politikë të mos prodhonte plagën e gjakmarrjes.
Kadri Morina rrëfen momentin e pajtimit të dy familjeve, ku bashkë me mikun e tij Azem Dervishi ndërmorën misioni e pajtimit duke trokitur ne derën e Azem Hajdarit. Si dikur Kadri Morina tentoni të ule gjakrat. Ai eshët i mendimit se pas dekorimi i atentatorit të Azemit nuk fshihet prapavija e politikes qendrore, ndërsa shton se edhe vete Mazreku nuk do të pranonte titullin nëse do ishte i gjallë.
Fati e deshi qe Kadri Morina të ishte jo vetëm nxënësi i Gafurr Mazreut dhe pajtuesi i gjakut të tij por të mbajë edhe të njëjtin titull si ai duke zbuluar edhe propozimin e pazakonte qe i ka bere këshilltarëve te bashkisë se Hasit. /ma.me