Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama ka shkruajtur një letër publike për qytetarët nga Dibra. Duke ju referuar Rrugës së Arbrit, ai ka njoftuar nisjen e punimeve ku fton banorët që t’i bashkohen ditës së parë. Shefi i qeverisë gjithashtu ironizon edhe kritikët ndaj tij që i thoshin se ky projekt nuk do realizohej.
“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje dhe tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën në Peshkopi (ora 10:30) ose në Klos (Ora 12:00) për fillimin e punimeve të pritura për 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Fb në pamundësi për të ardhur”– shkruhet në letrën e postuar nga kryeministri Rama në Facebook të cilën e ka shoqëruar në fund me një ikonë buzëqeshjesh”.
ma.me