Ditët e fundit është hapur një rreze shprese për Vllazninë. Skuadra shkodrane thuajse është e rënë nga Superliga por pak para se të luhen ndeshjet e parafundit të kampionatit ka ndërhyrë edhe politika e madhe. Në lojë sipas burimeve është futr kreu i PD Lulzim Basha. Lideri i opozitës ka dhënë një urdhër bëjnë me dije burime pranë PD që Kamza t’i hapë rrugë Vllaznisë.
Kjo do të thotë që Kamza duhet ta humb ndeshjen me Laçin dhe atë në fund me Partizanin në mënyrë që Vllaznia të shpëtojë nga rënia prej Superligës.
Kukësi mund ta tolerojë Vllazninë duke qenë se kuksianët i kanë përmbushur objektivat e tyre ashtu siç edhe Skenderbeu në fund do e tolerojë Vllazninë.
Kamza duke humbur dy ndeshjet e saj dhe Vllaznia duke i fituar ato bën që kamzallinjtë të bien nga Superliga dhe Vllaznia të sigurojë mbijetesën sepse diferenca është vetëm 5 pikë mes këtyre dy ekipeve. Sipas burimeve me drejtuesit e Kamzës ka patur edhe debate të ashpra sepse Presidenti Naim Qarri ka investuar seriozisht në këtë ekip bashkë me kryebashkiakun Xhelal Mziu. Pavarësisht kësaj Basha kërkon që Shkodrën ta ketë kartën e tij politike duke qenë se po afrohen edhe zgjedhjet vendore të 2019.
Në këtë mënyrë një rënie e Vllaznisë nga Superliga do ishte një dështim i madh për bashkinë Shkodër dhe drejtpërdrejtë për kryebashkiaken Voltana Ademi. Kjo do ndikonte edhe tek votat për PD në Shkodër në zgjedhjet vendore.
Kështu në lojë ka hyrë Lulzim Basha për ta mbajtur në këmbë Vllazninë në këto momente të vështira duke kërkuar që Kamza të hapë portën në ndeshjet e fundit. Nga ana tjetër ndërhyrje ka edhe nga FSHF që Laçi ti marrë pikë Kamzës me çdo lloj mënyre, kjo për llogari të Vllaznisë.
Basha urdhërin e tij e ka dhënë ditën e djeshme gjatë mbledhjes së grupit të PD. Pas kesaj mbledhje Kamza po luan bllofin duke thënë se po na sulmon Vllaznia dhe nga ana tjetër Vllaznia kundërpërgjigjet me deklaratë tjetër po ashtu duke vijuar bllofin në një kohë që edhe Kamza edhe Vllaznia e kanë të qartë urdhërin e Lulzim Bashës dhe skenarin që pritet të ndodh. Tashmë duhet pritur nëse Xhelal Mziu dhe Naim Qarri do zbatojnë urdhërin e Bashës.
Mziu ka 3 mandate në krye të bashkisë Kamëz ndërsa tashmë pritet që ai të mos kandidohet më dhe në vend të tij të jetë kandidat i PD nje biznesmen i njohur.
Tashmë po luhen disa skenare dhe të gjitha kanë një qëllim rrëzimin e Kamzës në mënyrë të pamerituar dhe shpëtimin e Vllaznisë në mënyrë po ashtu të pamerituar.(ShkodraNews)