• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Napoli: “Për sipërmarrësit italianë, Shqipëria vend ideal për të investuar”

by Java News
19/05/2018 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuari i nderit në edicionin e XIX të Konventës së Sipërmarrësve të Ndërtimit të Italisë, e mbajtur në Napoli, si kryetari i qytetit që vitet e fundit ka pësuar një rilindje infrastrukturore dhe ekonomike, duke tërhequr investitorë dhe promovuar vendet e reja të punës. Gjatë vizitës në Itali, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim edhe nga kryetari i Bashkisë së Napolit, Luigi de Magistris, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe social midis dy qyteteve.

Duke theksuar se Tirana dhe Napoli kanë shumë të përbashkëta, Veliaj tha se kryeqyteti shqiptar është sot një qytet që po transformohet çdo ditë. “Napoli është i ngjashëm me Tiranën.

Vite më parë ishte një vend me reputacion shumë të ulët, mbushur me plehra dhe një vend që shmangej nga turistët. Pësoi një rilindje dhe një rikuperim të kësaj energjie.

Ndaj, rikuperimi i energjisë së Tiranës gjatë kohës së Edi Ramës, por më pas edhe me administratën e re, i ngjan shumë Napolit”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai tha se shumë shpejt ky takim i rëndësishëm do të pasohet nga vizita e kreut të Bashkisë së Napolit në Tiranë për të hedhur themelet për çfarë mund të bëjnë dy qytetet në fusha si turizmi, agrikultura, teknologjia e informacionit. “Mezi pres ardhjen e Luigi de Magistris në Tiranë, për të nisur pas 500 vitesh një marrëdhënie të fortë me Napolin. Është detyrë e gjeneratës së re, në këtë vit të Skënderbeut, që këtë raport të veçantë me Napolin ta riafirmojmë dhe mënyra si mund ta bëjmë këtë është duke bërë një pjesë të shkëmbimeve të artifakteve, pjesë të kulturës, letra të Skënderbeut apo të një trashëgimie të 500 viteve më parë. Por sigurisht, duke hedhur themelet për punë të tjera në fusha si turizmi, agrikultura, teknologjia e informacionit ”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Në fjalën e tij para sipërmarrësve italianë, Veliaj prezantoi ndryshimet që ka pësuar Tirana gjatë këtyre tre viteve, si dhe politikat lehtësuese për thithjen e investimeve të huaja.

“Konventa e ndërtuesve dhe zhvilluesve të Italisë ishte një mënyrë fantastike për të promovuar incentivat që ka krijuar qeveria shqiptare për investitorët e huaj. Krahasuar me taksat italiane, që janë mbi 50%, qeveria e kryeministrit Edi Rama i ka taksat deri në 15%. Kjo do të thotë se për shumë investitorë italianë, që janë lodhur me taksat e burokracinë, Shqipëria është një vend ideal për të investuar”, tha ai.

Kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizoi se shumë prej operatorëve turistikë të hoteleve apo investitorë në fushën e ndërtimit cilësor, sidomos në zonat bregdetare apo edhe në Tiranë, e shohin Shqipërinë si një vend ideal. Veliaj siguroi se Tirana dhe Shqipëria ofrojnë një sërë mundësish, sidomos për investitorët strategjikë, për të cilët qeveria ka krijuar ulje të konsiderueshme të taksave. “Vendi ynë është kompetitiv si në krahun e punës, ashtu edhe në mënyrën se si qeveria ka ofruar një paketë ideale të taksimit. Sot jemi në një situatë ku për investitorët strategjikë, të cilët investojnë në disa milionë euro, qeveria ofron një ulje të konsiderueshme të taksave. Pra, ishte një mënyrë për të prezantuar qytetin, por edhe incentivat e qeverisë për cilindo investitor që dëshiron të investojë në Tiranë”, theksoi ai.

E themeluar që në vitin 1946, ANCE përfaqëson industrinë italiane të ndërtimit, pjesë e së cilës janë rreth 20.000 kompani private, të specializuara në vepra publike, ndërtime për banesa, ndërtime tregtare apo industriale, etj., citohen burime të Bashkisë.

Next Post
Ikën Donald Lu, politika amerikane mbetet

Ikën Donald Lu, politika amerikane mbetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

‘Gënjeshtrat nuk bëhen të vërteta’, Berisha: Rama manipulon faktet. Shqipëria nuk plotëson kriteret për në BE

May 17, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

“23 maji, farsë e madhe në Partinë Demokratike”, Beqiri: Berishës nuk ia heq “non grata” populli shqiptar

May 17, 2026
A po përgatitet Kuba për një sulm ndaj SHBA-ve? Axios: Ka siguruar mbi 300 dronë ushtarakë

A po përgatitet Kuba për një sulm ndaj SHBA-ve? Axios: Ka siguruar mbi 300 dronë ushtarakë

May 17, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Produktiviteti, pse BB e nxjerr të rritur?

May 17, 2026
Siguria në shkolla, policia zbret në terren për drogën dhe armët e ftohta/ Hita mesazh strukturave: Tolerancë zero

Siguria në shkolla, policia zbret në terren për drogën dhe armët e ftohta/ Hita mesazh strukturave: Tolerancë zero

May 17, 2026
Një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-Kënetës

Një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-Kënetës

May 17, 2026
Analiza e Washington Post: Dosjet sekrete të UFO-ve zbulojnë ngritjen e një feje misterioze në Amerikë

Analiza e Washington Post: Dosjet sekrete të UFO-ve zbulojnë ngritjen e një feje misterioze në Amerikë

May 17, 2026
Radhë kilometrike në Kapshticë, shqiptarëve u duhet të presin mbi dy orë për të hyrë në Greqi

Radhë kilometrike në Kapshticë, shqiptarëve u duhet të presin mbi dy orë për të hyrë në Greqi

May 17, 2026
Fushatë për zgjedhjet pa PD/ Zbardhet udhëzimi për 23 majin, Berisha cakton përfaqësues të vetin në çdo komision

Fushatë për zgjedhjet pa PD/ Zbardhet udhëzimi për 23 majin, Berisha cakton përfaqësues të vetin në çdo komision

May 17, 2026
Kryepiskopi Joan i ftuar nga Patriarku Bartholome, së bashku pelegrinazh në Kapadoki

Kryepiskopi Joan i ftuar nga Patriarku Bartholome, së bashku pelegrinazh në Kapadoki

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In