Në Qershor starton eventi më i rëndësishëm i fubollit, Kupa e Botës që këtë herë zhvillohet në Rusi.
Mijëra tifoë kanë prenotuar bileta për ndeshjet e botërorit. Mes prenotuesve kryesorë janë edhe tifozët anglezë.
Por, armiqësia mes Rusisë dhe Britanisë ka bërë që ekspertë të sigurisë të japin këshilla për tifozët.
Profesor Anthony Glees, drejtori i studimeve inteligjente dhe të sigurisë në Universitetin e Buckingham u bën thirrje tifozëve që të bëjnë kujdes nga prostitutat ruse, pasi mund të filmohen dhe më pas pamjet mund të përdoren për shantazh, shkruan DailyStar./a.m.