E ndërsa u vendos nën kontroll rreth mesditës, vatra e zjarrit në fabrikën e riciklimit në Kashar do të jetë e monitoruar, pasi mund të riaktivizohen. Kështu deklaron Ministria e Brendshme në një reagim në Twitter.
“Zjarri te fabrika ne Tirane eshte vene nen kontroll. Objekti ngjitur u shpetua. Ne objektin e djegur, fadroma do te heqe tani materialin e shkrumbuar. Do vazhdojme te qendrojme me sherbime aty, per te mbikqyrur vatra zjarri te fshehura qe mund te ri-aktivizohen”, deklaron Ministria e Brendshme.
Nga zjarri në Kashar u dogj fabrika e riciklimit të mbetjeve.