Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka pranuar se këtë javë do të vendosë për të ardhmen. 33-vjeçari, që ka kaluar gjithë karrierën te gjiganti i La Ligës, pritet të largohet në fund të sezonit.
Ai po kërkohet nga disa klube kineze, ndërsa tani ka bërë të ditur se vendimin do ta publikojë së shpejti.
“Këtë javë do ta bëj publik vendimin tim”, deklaroi ai pas fitores 5 me 0 në finalen e Kupës ndaj Sevilla. “Ajo që më bën të lumtur janë ditët si kjo.
Me të vërtetë doja që gjithçka të shkonte mirë dhe ia dolëm. Ishte natë e mrekullueshme”.
Iniesta ka luajtur 670 herë për Barçën duke realizuar 57 gola e duke asistuar në 141 raste drejt 31 trofeve. (Koha)