Brenda pranverës bartja e numrave celularë nga njëra kompani te tjetra do të bëhet brenda 1 dite, nga 3 që është sot.
Autoriteti Shtetëror që rregullon tregun e telefonisë në vendin tonë AKEP-i, po shkon drejt vendimmarrjes për të ulur kohën që qytetarit i duhet për të ndryshuar kompani celulare.
Dokumenti është hedhur për konsultim publik para dy muajsh dhe procedura po shkon drejt fundit. Shkurtimi i kohës nuk do të shoqërohet me rritje të tarifës së bartjes së numrit, që nuk mund të jetë më e lartë se 600 lekë që është tani.
Vetëm se gjatë ditës se bartjes së numrit, shërbimi i telefonisë së lëvizshme nuk do të funksionojë për atë numër. Përdoruesit aktivë të telefonisë celulare ne fund të vitit të kaluar ishin rreth 3.5 milionë, duke shënuar një rënie të lehtë tremujore prej gati 6%. Kurse shtimi i smartphone-ve, pra telefonave inteligjentë, ka ndikuar në një rritje prej gati 40% vitin e kaluar të përdorimit të internetit përmes telelefonisë celulare.
Por nëse është rritur përdorimi i internetit nga telefonat, është ulur me rreth 8.5% vitin e kaluar numri i thirrjeve telefonike.
a.ç