Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Durrësin, ku një 36-vjeçar është hedhur nga kati i 8 i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja është regjistruar në lagjen 6 të qytetit bregdetar. Mësohet se i riu me inicialet F.K., është hedhur nga banesa e tij në rrethana ende të paqarta.
Siç shihet edhe nga fotot ai është shtrirë i zhveshur në rrugë, ndërkohë që JOQ.al shkruan se ambulanca dhe policia kanë vonuar më shumë se një orë për të mbërritur.
Identiteti i tij nuk është bërë ende me dije e po ashtu as arsyet që e kanë shtyrë të kryente këtë veprim.
“Prsh JOQ, ne keto momente eshte hedh nje person nga kati i 8 ne Durres, rreth 30 vjec mashkull. Policia ka mbi 1 ore nuk e prek me dore. Ai mund te kete shenja jete. Ky eshte shteti. Une ngela nje ore aty dhe policia e ambulanca asgjë”, shkruan mesazhdërguesi.
Njoftimi i policisë
Më datë 13.02.2018, në lagjen Nr.6, Durrës është hedhur nga dritarja e banesës së tij, ( kati i 9-të) shtetasi F. K. 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i mësipërm vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (Panorama)