Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një një pikë këmbimi valutet në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës rreth orës 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier, përballë vendit të quajtur “Shtepia e oficerëve” në katin e parë të pallatit.
Nën kërcënimin e armës, dy personat me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të pronarit me inicialet L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj si dhe kapjen e autorëve
Njoftimi i policisë:
Në datën 09.01.2018, ora 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier, përballë vendit të quajtur “Shtepia e oficerëve” në katin e parë të pallatit, dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy persona me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të shtetasit L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
a.ç