• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Qeveri antimafia? Apo kërkesë tjetër për bashkëqeverisje?!

by S M
09/01/2018 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Opozita ka hedhur së fundi në mënyrë të përsëritur një thirrje të cilën edhe ajo vetë nuk e beson. Fjala është për rrëzimin e qeverisë që fitoi zgjedhjet më 25 qershor dhe krijimin e një qeverie teknike, të cilën kreu i opozitës Lulzim Basha e ka përcaktuar si “qeveria antimafia”. Emër i bukur dhe sugjestionues, për një operacion politik në kufinjtë e të pamundurës.

Sapo ka hapur gojën dhe ka shqiptuar togëfjalëshin për qeverinë antimafia, shumëkujt që e dëgjoi të fliste kreun e PD, i ka kaluar instiktivisht nëpër tru një tjetër frazë shumë e përdorur muajt e fundit: marrëveshja e 18 majit! “Po e bëjnë prapë”, duken sikur thonë ata që e kanë anatemuar atë kompromis.

Larg krahasimit provokativ dhe pa asnjë dëshirë për të bërë polemikë shterpë, mund të thuhet se propozimi i zotit Basha, më shumë sesa si kërkesë për rrëzimin e Ramës, tingëllon si lutje ndaj tij, që t’i bëjë (edhe një herë tjetër) vend opozitës në kabinetin e tij. Nuk ka nevojë fare të jesh politikan, për të kuptuar se opozita dhe qeveria e sotme, i kanë ndarë raportet shifrore dhe më pas edhe pushtetin mes tyre, pak kohë më parë. gara mes tyre ka marrë fund në verë. Është e drejtë që njëra palë të lihet të bëjë punën në qeveri, kurse pala tjetër të marrë përsipër detyrat e vështira dhe aspak të improvizuara që duhet të ketë një opozitë në një demokraci të dobët e të korrutuar si kjo e jona.

Lulzim Basha mund t’i gjejë cilindo emër që t’i pëlqejë qeverisë së përbashkët me Edi Ramën, por qysh në krye të herës ai duhet të evitojë, për hir të përfoljes brenda kampit të tij politik, që të ofrojë të tilla pazare vetëm pak muaj pas zgjedhjeve, ku ai humbi qartë dhe thellë.

Qeveria aktuale ka më pak se katër muaj punë. Ka shumë për të debatuar rreth cilësisë së punës që ajo po bën, ka shumë për të folur e shkruar pro dhe kundër vetë Ramës, por e vërteta është se pas tetë javësh në zyrë, është e vështirë që të kërkosh një bilanc dhe të ngresh një dosje akuzash ndaj kabinetit të tij qeveritar. Sepse thjesht kjo qeveri s’ka ende një bilanc. E në mungesë të tij, opozita u përpoq të kapet fort pas dosjes Habilajt, me shpresën se kjo histori droge, së bashku me fatin politik e personal të Sajmir Tahirit, do të tërhiqte nga pas edhe të ardhmen e maxhorancës.

Por ja që zinxhiri i ngjarjeve politike nuk ndjek logjikë orësh, ditësh apo javësh. Vendi dhe koha ku ky sherr i maisur politik aktual mund të zgjidhej, tashmë ka kaluar. Vendi ishin kutitë e votimit, koha ishte data 25 qershor.

Çfarë kërkon sot Basha dhe Kryemadhi, kur dihet se fushata e fundit elektorale u zhvillua e gjitha nën tam-tamet për hashashin dhe qeverinë e drogës? E çfarë t’u kërkosh shqiptarëve në shesh para zyrave të kryeministrit, kur ata e dëgjuan listën kilometrike të akuzave që opozita formuloi para dhe gjatë zgjedhjeve, e megjithatë Rama fitoi si kurrë më parë një tjetër politikan. Plot 74 mandate i vetëm!

Qeveria dhe opozita nuk kanë pse flirtojnë më mes tyre. E bënë këtë në maj për hir të fushatës zgjedhore dhe nuk bënë keq. Patëm zgjedhjet më të qeta të historisë tonë pluraliste. Tashmë njëra palë duhet të qeverisë, kurse pala tjetër ka për dëtyrë dhe tagër të vigjëlojë. Por jo të bashkëjetojë me pushtetin. Ndryshe ata që mendonin se kishim një opozitë të dobët, do të kenë një tjetër argument më shumë për sharjet e mosbesimin e tyre.

Next Post
Xhaçka dekoron Atasheun Ushtarak amerikan: SHBA, partneri kryesor strategjik

Xhaçka dekoron Atasheun Ushtarak amerikan: SHBA, partneri kryesor strategjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 gabimet e Zelenskyt!

Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

June 22, 2026
Presidenti i ri/ Ekonomi: Në zarfin e tre emrave që propozuam sot, ishte edhe një zonjë

Ekonomi: Rama nuk largohet, mandati i tij buron nga vota e mbi 800 mijë qytetarëve

June 22, 2026
VIDEO / Nis “marshimi mbi Tiranë”, droni zbulon pamjet e pjesëmarrjes në protestë

VIDEO / Nis “marshimi mbi Tiranë”, droni zbulon pamjet e pjesëmarrjes në protestë

June 22, 2026
Messi bën gjithçka, Argjentina fiton me Austrinë dhe siguron kualifikimin

Messi bën gjithçka, Argjentina fiton me Austrinë dhe siguron kualifikimin

June 22, 2026
SHËNIM / Pas 23 ditësh, protesta e flamingove e pranoi se do Berishën!

SHËNIM / Pas 23 ditësh, protesta e flamingove e pranoi se do Berishën!

June 22, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

June 22, 2026
Protestat në Tiranë, ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

Protestat në Tiranë, ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

June 22, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Mandati i përket PS”, flet ministri i Ramës: Koçeku ishte në listë të mbyllur! S’ka asnjë votë personale

June 22, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

Plagosi me thikë bashkëshorten, në pranga 30-vjeçari

June 22, 2026

Leku në maksimumin historik! Euro zbret në 94.3 lekë, oferta e lartë e valutës forcon monedhën vendase

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In