Disa ditë para mbëritjes së vitit të ri i ftohti polar ka përfshirë gjithë Kanadanë, me temperatura nën minus 40 gradë Celcius.
Metereologët shprehen se nuk ka asnjë shpresë që të ketë një rritje të temperaturave në ditët në vijim.
Autoriteti meteorologjik kanadez ka shtuar njoftimet për të ftohtë ekstrem duke i bërë thirrje popullsisë që të jetë e kujdesshme dhe të evitojë lëvizjet e shpeshta.
Temperaturat vazhdojnë të jenë nën nivelin e normës për stinën duke prekur qendër dhe perëndimin e vendit ndërsa zona veriore e Ontarios regjistron temperaturat më të ulëta.
“Sot në mëngjes ishte minus 40 gradë Celcius në Geraldton, në veri të Ontarios dhe kjo pa llogaritur ftohjen që vjen nga erërat”, shpjegon meteorologu Alexandre Parent.
“Duhet të kthehemi pas në vitin 1993 për të pasur një episod të ngjashëm për Ontarion dhe Kebekun”, shtoi ai.
Ajri arktik, i bashkuar me erëra të shpejta, shkakton një ftohje ekstreme që ka arritur deri në veri të SHBA-së.
Pjesa më e madhe e SHBA pritet që festat ti kalojë nën temperature të acarta.