Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, një nga të proceduarit penalisht për trazirat në Kuvend, tha sot në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus se nuk shkruhet askund se flakadanët janë të ndaluar në Kuvend. Ai madje i krahasoi me tufa me lule, pasi u përdorën si simbolikë.
“Ku shkruhet që nuk lejohet flakadani? Është si të shkosh me një tufë me lule. Nuk është piroteknikë, nuk dëmton asnjë. Është vetëm tymuese që tregon në mënyrë simbolike që këtu po i vihet flaka. Po thamë që kësaj i vihet kazma, po mora kazmë unë do trembeni ju?”, tha Salianji.
Ai gjithashtu u shpreh se votimi duhej ndaluar me çdo formë, ndërsa në janar do të vijojnë protestat.
a.ç