• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveri- FMN, zbardhet marrëveshja e re e bashkëpunimit

by Java News
21/12/2017 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë hyrë në një fazë të re bashkëpunimi pas përfundimit të marrëveshjes tre-vjeçare 2014-2017. Fondi njoftoi pak ditë më parë se me Shqipërinë do të përdoret Post Program Monitoring (PPM), e cila nënkupton vizita njëherë në vit të stafit bashke me vlerësimin përkatës.

Në marrëveshjen e mëparshme, vizitat e Fondit ishin tre herë në vit dhe mbulonin një game të gjerë analizash, jo vetëm makroekonomike. Post Program Monitoring (PPM), aplikohet në vendet që ende kanë kredi të pashlyera ndaj Fondit, në të cilat bën pjesë edhe Shqipëria.

Sipas FMN monitorimi pas programit (PPM) synon të sigurojë kthimin e kredisë ndaj tij përmes një monitorimi më të afërt të rrethanave dhe politikave të anëtarëve që kanë borxh në FMN. Duke vlerësuar kapacitetin e një anëtari për të shlyer Fondin, PPM ka për qëllim të ofrojë paralajmërime mbi rreziqet që kanosin aftësinë shlyese të borxhit të Shqipërisë ndaj FMN-se.

PPM monitoron nga afër politikat makroekonomike dhe strukturore të anëtarëve, duke u fokusuar në aftësinë paguese. Angazhimi në këtë linjë ndihmon që Fondi të zbulojë problemet dhe t’i sjellë në vëmendjen e autoriteteve për t’i inkurajuar ata që të ndërmarrin politika dhe masat e duhura për të adresuar dobësitë.

Vitin e kaluar Bordi i FMN ra dakord të forcojë masat për post programet.
Në analizën “Fuqizimi i kuadrit për monitorimin pas programit” Fondi referon se PPM-të zakonisht mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh, por shumë herë mungojnë analiza në thellësi për ekzaminimin e rreziqeve.

Stafi, për këtë arsye, propozon lëvizjen drejt një PPM -ve, duke u fokusuar me thelle tek rreziqet. Stafi drejtues i FMN ka propozuar vitin e kaluar që raportet e PPM të ofrojnë analizë gjithëpërfshirëse dhe të detajuar të rreziqeve në kapacitetet e vendeve për të shlyer detyrimet. /Monitor/ma.me

 

 

 

Next Post
Qeveria jep tokë me qira, ja vlera dhe sipërfaqja

DRAFTI/ Qeveria skemë të re kompensimi për ish-pronarët, 20% para në dorë, 80% tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com