Ka shkuar në 23 numri i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet që goditën kryeqytetin grek, Athinë, më 15 Nëntor. Lajmi u bë publik nga Ministria e Brendshme, e cila konfirmoi ndarjen nga jeta të një gruaje që ndodhej e shtruar në spital dhe gjetjen e një trupi të pajëtë të një 70 vjeçari, i cili ishte konsideruar i zhdukur.
Zona e Mandras, në veri-perëndim të Athinës ishte një nga zonat më të prekura nga pëmbytjet. Aty mbetën të bllokuar brenda banesave shumë banorë, pasi uji arriti deri në 1 metër lartësi.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras caktoi 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave, ndërkohë që nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese nga zyrtarë ndërkombëtarë.
a.ç