Është vënë në pranga ditën djeshme një 35-vjeçar, pasi ka përplasur me makinë një të mitur.
Siç bëhet ditur nga ana e policisë në pranga është vënë Blerim Hoxha, 35 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Sipërme, Lushnje.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, ku ai duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me targa AA 459 GZ, ka aksidentuar një të mitur 10 vjeç.
Ai është dërguar në Spitalin Rajonal Lushnje, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. /b.d