Petro Koleci është shqiptari i cili ndodhet mes 19 viktimave gjatë përmbytjeve në Greqi prej ditësh. Koleci ishte një 29 vjeçar, nga fshati Koder, Livadhja i Bashkisë Finiq i cili jetonte prej gati 25 vitesh në shtetin grek, ndërsa jetonte në Mandra të Athinës, atje ku ishte edhe kryeqendra e përmbytjeve të mëdha.
Mediat greke raportuan identifikimin e emigrantit shqiptar të bërë nga vetë babai i tij që punonte si roje sigurie në spitalin ku u çuan 3 viktimat e gjetura ditën e shtunë.
Trupi i të riut, i cili punonte si hidraulik, u gjet mes shkatërrimeve të përmbytjes, me ndihmën e qenve të repartit zjarrfikës.
a.ç