• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Udhëtimi në Gjermani, flet avokati: Tahirit nuk mund t’i ndalohej dalja jashtë vendit

by A R
19/11/2017 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëtimi jashtë vendi i ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri u komentua si thyerje e vendimi të këshillit të Mandateve dhe Rregullores që i ndalonte atij largimin nga Shqipëria.

Në vendimin e datës 25 tetor thuhet shprehimisht se Kuvendi pranon kërkesën e prokurorisë për Krime të Rënda për dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore të  ish-ministrit te Brendshëm.

Avokati i Tahirit, Artan Hajdari thotë për Televizionin Klan se ish-ministrit nuk mund t’i ndalohej dalja jashtë vendit për aq kohë sa prokuroria nuk kishte kërkuar një masë të tillë në gjykatë, ndonëse Kuvendi  kishte dhënë autorizimin.

“Prokuroria nuk ka kërkuar këtë masë ndalimi edhe pse Kuvendi ia dha miratimin. Nëse do ta kishte kërkuar prokuroria apo ta kishte vendosur gjykata masa e ndalimit do te kishte qene ne te gjitha pikat e kalimit kufitar. Do t’i ishte bllokuar pasaporta. Kur një person është nën hetim, por nuk ka këtë masë ndalimi nuk  është detyrim i personit që të njoftojë prokurorinë për lëvizjet e tij. Kur prokuroria merr ose kërkon një masë ndalimi, është ajo që e njofton personin nën hetim dhe jo personi të njoftojë prokurorinë për lëvizjet.”

 E pyetur nga Televizioni Klan, zyra për shtyp e prokurorisë sqaroi se për sa kohë Kuvendi rrëzoi kërkesën për ndalimin e Z. Tahiri, çdo masë tjetër ndaj tij u vlerësua e papërshtatshme për t’u kërkuar.

Stepja e prokurorisë për t’i drejtuar Gjykatës  duket se i ka dhënë hapësirë të lëvizë lirisht ish-ministrit Tahiri, i cili tashmë është kthyer në Tiranë pas një vizite të shkurtër në Gjermani, ku pa nga afër babanë e tij të shtruar në spital.

Një ditë më parë në një status të tij në rrjetet sociale ish-kryeministri Berisha kërkoi heqjen e mandatit të Saimir Tahirit si deputet. Sipas tij me shkeljen e vendimit te Kuvendit, ish-ministri ka humbur të drejtën e mbajtjes së mandatit të anëtarit të parlamentit./a.ç

Next Post
Spalletti: E mbështes Ancelottin për Italinë

Spalletti: E mbështes Ancelottin për Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In