Prej disa ditësh tashmë Greqia është prekur nga një pre fatkeqësive më të rënda natyrore, ku deri tani janë shënuar të paktën 16 viktima, më shumë se 20 të plagosur, dhe një person i zhdukur.
Ambasada Shqiptare në Athinë ka ofruar ndihmë për të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të prekur nga përmbytjet në Atikën Perëndimore.
Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada ka vënë në dispozicion të shqiptarëve në një numër telefoni ku ata mund të drejtohen për çdo ndihmë që mund t’iu duhet, duke i inkurajuar që të veprojnë menjëherë për ti dhënë asistencën e duhur. /b.d