Një defekt në kaldajën e shkollës 9-vjeçare në fshatin Shupenzë ka shkaktuar asfiksimin e mbi 10 nxënësve.
Policia informoi se ata janë asfiksuar si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës e cila funksiononte me dru.
Ngrohja bëhej me kaldajë por oxhaku ka qenë i mbyllur.
Fëmijët janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe të Peshkopisë. Nuk dihet ende gjëndja e tyre shëndetësore.
Ministria e Shendetesise: Jane 30 femije te asfiksuar
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për shërbimin mjekësor në spitalet e Bulqizës dhe të Peshkopisë të 27 nxënësve, 15 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe 12 po transportohen aktualisht në spitalin e Peshkopisë.
Qendra Shëndetësore Shupenzë ka dhënë ndihmën e parë për të gjithë nxënësit dhe po vazhdon të japë shërbim në vijim të paraqitjes së rasteve të reja. Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor” informon ministria permes nje deklarate per shtyp
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 10.40, specialistët e postës së policisë Shupenzë, kanë marrë informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë.
Menjëherë kanë shkuar në ambientet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se :
Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezur kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambientit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambientet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambientit.
Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit e kësaj shkolle, ku 16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje”
/a.ç