• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Testohej sistemi i ngrohjes në shkollë, asfiksohen 30 nxënës në Bulqizë

by Java News
17/11/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një defekt në kaldajën e shkollës 9-vjeçare në fshatin Shupenzë ka shkaktuar asfiksimin e mbi 10 nxënësve.

Policia informoi se ata janë asfiksuar si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës e cila funksiononte me dru.

Ngrohja bëhej me kaldajë por oxhaku ka qenë i mbyllur.

Fëmijët janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe të Peshkopisë. Nuk dihet ende gjëndja e tyre shëndetësore.

Ministria e Shendetesise: Jane 30 femije te asfiksuar

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për shërbimin mjekësor në spitalet e Bulqizës dhe të Peshkopisë të 27 nxënësve, 15 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe 12 po transportohen aktualisht në spitalin e Peshkopisë.

Qendra Shëndetësore Shupenzë ka dhënë ndihmën e parë për të gjithë nxënësit dhe po vazhdon të japë shërbim në vijim të paraqitjes së rasteve të reja. Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor” informon ministria permes nje deklarate per shtyp

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 10.40, specialistët e postës së policisë Shupenzë, kanë marrë informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë.

Menjëherë kanë shkuar në ambientet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se :

Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezur kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambientit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë  tymi është shpërndarë në ambientet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambientit.

Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit  e kësaj shkolle, ku  16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje”

/a.ç

 

Next Post
Dosja ‘Lazarati’/ Qëlluan mbi efektivët e RENEA-s, kërkohen 57 vite burg për grupin e Gates

Dosja 'Lazarati'/ Qëlluan mbi efektivët e RENEA-s, kërkohen 57 vite burg për grupin e Gates

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com