Në pikën kufitare të Kapshticës vazhdojnë problemet nga pala greke, e cila nuk lejon qytetarët shqiptarë të kalojnë drejt Greqisë.
Doganierët grekë lejojnë të kalojnë vetëm qytetarët që janë me dokumente apo pasaportë greke dhe me pasaportë të vendeve të Bashkimit Europian.
Bllokomi i shqiptarëve që duan të udhëtojnë për në Greqi sipas rregullave të zonës ‘Shengen’ ka sjellë radhë kilometrike.
Qytetarët shqiptarë vazhdojnë prej ditës së djeshme të presin në radhë, ndërkohë që e njëjta situatë ishte dje edhe në doganën e Kakavijes, por më pas u normalizua.
Dje kalimi në Kapshticë dhe në Kakavijë u bllokua për 14 orë, ndërsa pas kontakteve në nivel ministri u ra dakord për rihapjen e kufirit dhe lejimin e lëvizjeve përmes skanimit të pasaportave, por sot është e njëjta situatë vetëm në Kapshticë.
Aktualisht në Kapshticë nuk ka asnjë njoftim nga pala greke se kur do të rregullohet defekti në sistemin kompjuterik që sipas tyre është jashtë funksionit prej 48 orësh.
Ndërkohë në Kakavijë kalimi në kufi bëhet normalisht.
a.ç