Këtë mëngjes është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj 32-vjeçarit shqiptar, i cili pranoi vrasjen e avokatit Michael Zafiropoulos në datën 12 tetor të këtij viti, pranë zyrës së tij në rrugën Asklepios në Athinë.
Autoritete greke kanë nxjerrë pamjet e momentit të arrestimit dhe shoqërimit në gjykatë, bëhet e ditur se shqiptari quhet Ibrahim. Përveç 32-vjeçarit dyshohen edhe pesë shqiptarë të tjerë, tre prej të cilëve janë porositësit e vrasjes, aktualisht të burgosur.
Të tre porositësit, akuzohen për organizatë kriminale, vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje. Në seancën gjyqësore shqiptari ka treguar se është paguar me 3 mijë euro në vitin 2014, nga tre shqiptarë gjatë kohës që ishte në burgun e koridhalos.
Sipas autoriteteve greke 32 vjeçari, që kreu vrasjen ishte një i burgosur që kishte dalë me leje, nga burgu i Casandras në Patra./ma.me