Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, njëherësh kryetar aktual i Komunës, Lutfi Haziri, është shprehur shumë i lumtur për rezultatin e arritur në zgjedhjet lokale.
“Fitorja plebishitare e imja dhe e LDK’së në vitin e madh të kolosit Idriz Seferi, më ka bërë krenar dhe të përgjegjshëm”, ka shkruar Haziri në Facebook.
“Faleminderit burrave e grave, të rinjtve e të rejave nga të gjitha lagjet, venbanimet e fshatrat që na bënë fitues të mëdhenj”, është shprehur ai.
“Ky qytet është edhe i Mulla Idriz Gjilanit, Agim Ramadanit dhe i të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të Gjilanit. Ky qytet është dhe do të mbetet përjetë i Ibrahim Rugovës”, ka thënë Haziri.”Këtë mbështetje masive jo vetëm partiake, por mbi të gjitha qytetare, ua paça borxh gjithmonë. Kam me mbetë përjetë Luta i Juaj!”, ka shkruar Haziri, përgatiti Express. (b.an)