Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka konfirmuar thirrjen e Këshillit të Mandateve për kërkesën e Prokurorisë e cila kërkon autorizim për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 11.00.
Deklarata e Ruçit:
Më lejoni tu njoftoj juve se, sot në datën 19 më është paraqitur pikërisht në orën 17.00, nga strkturat kërkesa e bërë nga prokuroria, lidhur me ndalimin e deputetit Saimir Tahiri.
Mbasi u konsultova me stafin e Kuvendit dhe me rregulloren, nenin përkatës, në raste të tilla, mund t’ju them se sot brenda ditës, në orën 18.30 kam nxjerrë këtë urdhër me këtë përmbajtje:
1.Materiali t’u vihet në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Rregullores.
2. Po kështu, ky material t’i vihet në dispozicion deputetit Tahiri.
3.Brenda ditës së nesërme, në orën 11.00 kam urdhëruar thirrjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit
4.Njoftimin e prokurorit dhe deputetit Tahiri mbi kohën e zhvillimit të kësaj mbledhjeje.
/a.m.