Në kuadër të aksionit policor që prej kohësh ka nisur në mbarë vendin, i koduar ”Vjeshtë 2017”, blutë e Vlorës sekustruan një mjet lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro.
Aksioni për sekuestrimin e aseteve të ndryshme të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme, bëri të mundur sekuestrimin e mjetit lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro në pronësi të shtetasit A.Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme./a.m.