Shirat e rrëmbyeshëm pritet të rikthehen sërish në vend. Meteorologët bëjnë me dije se nga pasditja e sotme, një sistem vranësirash do vendosen mbi territor, duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin.
Nga mbrëmja deri në mesnatë ka shkëputje të përkohshme të shirave, por sërish pas mesnatës dhe orët e para të së martës sjellin shtim të shirave në zonat veriore dhe perëndimore. Temperatura më e ulët në rang territori sot ka shënuar 12°C, ndërsa pritet që maksimumi të ngjitet në 33 – 34°C në disa qytete të ultësirës perëndimore.
ma.me