Mandatari për formimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj në fjalimin e parë para deputetëvë të legjislaturës së re thotë se në Kosovë ka korrupsion në të gjitha nivelet e gjendje të rëndë ekonomike. Por, zotohet se Kosova do të zhvillohet e do të bëhet anëtare e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare si në NATO e BE.
Haradinaj tha se Kosovës i është stërgjatur rruga për BE por ky fakt do të ndryshohet dhe Kosova do të bëhet BE, raporton Express.
“Qeveria e Kosovës përbëhet nga parti të ndryshme dhe ju falënderoj për besim”- tha Haradinaj.
Mandatari i qeverisë ka prezantuar edhe kabinetin e tij qeveritar:
Zv kryeminsitër i parë është Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj e Dardan Gashi.
Ministër i FSK-së- Rrustem Berisha
Ministër i infrastrukturës- Pal Lekaj
Ministër i Financave- Bedri Hamza
Ministër i Shëndetëisë- Uran Ismaili
Ministër i Kulturës- Kujtim Gashi
Ministre e Integrimeve- Dhurata Hoxha
Ministër i Drejtësisë- Abelard Tahiri
Ministër i Punëve të Jashtme- Behgjet Pacolli, raporton Express etjj.
Në videon më poshtë mund t’i dëgjoni të gjithë ministrat e legjislaturës së re:
/a.m.