Efektivi i policisë së Delvinës Shpëtim Kripa u arrestua pasi dekonspiroi operacionin e policisë për të sekuestruar 146 kg kanabis dhe arrestimin e trafikantit të drogës. Burime nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se Kripa 32 vjeç është ndaluar me iniciativë pasi në analizë të dështimit të operacionit ka rezultuar se ai kishte folur në telefon me personin që ishte në përgjim dhe në kërkim.
“Po erdhën ata mos e hap derën” si u dekonspirua operacioni
“Alo, po erdhën ata mos e hap derën dhe vazhdo” ishte kjo fjalia që i dha mundësi trafikantit të largohet pa mbërritur policia dhe ti shpëtoj arrestimit.
Më 26 gusht policia e shtetit u nis në operacion për arrestimin e një trafikanti por mundi të sekuestrojë vetëm 5 çanta me kanabis pasi brenda radhëve të uniformave blu ishte njoftuar trafikant.
ma.me