Duke sqaruar disi lexuesit, Deda ka shkruar se “Te dashur kuriozer. Une i bej te gjitha keto, sepse marr lek, pa fund lek. Per te kritikuar Ramen marr 100 mije euro nga Luli. Ndersa tani, qe e kam me Lulin, jo vetem qe shkoj perdite ne Surrel dhe pi kafe me Ramen, por po siguroj jeten time dhe te niperve e mbesave te mija. Per çdo kritike marr nga nje cope toke ne bregdet, kurse per shkrimin e fundit, u mblodhen te gjithe keta kundershtaret e Lulit, shtine leket dhe me blene nje vile te Samir Mane. Ja kjo eshte e verteta. Pse kujtuat se e bej kot une?”. Julian Deda është dhe një ndër aktorët më të mirë të humorit shqiptar, ndaj postimi i tij për deklaratën e fortë mund të cilësohet dhe një formë humori e aktorit të njohur.
Postimi
Me pyesnin shpesh: “Ore ti, pse kritikon Ramen? Pse shan Rilindjen? Te ka dhene Luli lek apo do te behesh minister?”. Kurse tani me pyesin: “Po ti ça ke me Lulin? U bere me Ramen? Te jep Jozi lek, apo je i futur nga Doktori?
Pas kaq shume pyetjesh, pas kaq shume kohesh, pas kaq shume dilemash qe po e mundojne njerezimin, dilema dhe paqartesi te cilat kane futur ne konfuzion kombe dhe shtete te medha e te fuqishme te botes. Por edhe per te shuar kureshtjen e çdo shqiptari, qe sakrifikoi duke lene punet e veta per tu marre me zgjidhjen e kesaj enigme, une kam vendosur te flas. Kam vendosur te tregoj te verteten.
Te dashur kuriozer. Une i bej te gjitha keto, sepse marr lek, pa fund lek. Per te kritikuar Ramen marr 100 mije euro nga Luli. Ndersa tani, qe e kam me Lulin, jo vetem qe shkoj perdite ne Surrel dhe pi kafe me Ramen, por po siguroj jeten time dhe te niperve e mbesave te mija. Per çdo kritike marr nga nje cope toke ne bregdet, kurse per shkrimin e fundit, u mblodhen te gjithe keta kundershtaret e Lulit, shtine leket dhe me blene nje vile te Samir Mane. Ja kjo eshte e verteta. Pse kujtuat se e bej kot une? Kujtoni ju se e bej se me dhimbset Shqiperia? Jo mor vlla, vetem per lek.
Tani qe e moret vesh dhe besoj se jeni me te qete, futjuni puneve tuaja, se i keni lene pak mbas dore. Ju perqafoj te gjitheve dhe faleminderit.