• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Laboratori tekniko-shkencor antidrogë, ambasadori i Italisë takon Drejtorin e Policisë, Haki Çako

by Java News
21/07/2017 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori Italian Alberto Cutillo ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Qëllimi i vizitës ishte inspektimi nga afër i Laboratorit Tekniko-Shkencor te Policisë Italiane, Guardia di Finanza dhe Qendrës BENECON, që është instaluar në  ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në zbatim të Protokollit Operativ për fluturimet ajrore 2017 për parandalimin e goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Çako ka falënderuar për mbështetjen Qeverinë Italiane, Ministrinë e Brendshme, të gjithë stafin  e Laboratorit  të Policisë Italiane në identifikimin, gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike edhe në ato zona shumë të thella gjeografikisht ku bëhet dhe më i rëndësishëm  monitorimi nga ajri.

“I gjithë territori i vendit është shkelur thuajse pëllëmbë për pëllëmbë nga forcat e Policisë në këmbë që nga Janari deri tani. Falënderoj pa masë miqtë e mi dhe të Policisë së Shtetit, Drejtor i Interforzës Nën Kolonel Giovanni Conti  dhe Komandant i Guardia di Finanza në Shqipëri Nën Kolonel Luka De Paolis. Faleminderit, të gjithë ekipin pa diskutim. Ne kemi ndërhyrë në kohë reale, kemi shkatërruar si dhe do të vazhdojmë të investigojmë dhe do ta realizojmë  që të gjithë dokumentacionin e prodhuar edhe falë monitorimit ajror, deri në fund. Të gjithë përgjegjësit do përballen me drejtësinë.

Së bashku do të vazhdojmë me identifikimin, gjetjen dhe asgjësimin edhe në ato zona shumë të thella gjeografikisht por me vështirësi maksimale për forcat e Policisë. Falënderim për Qeverinë Italiane , Ministrinë e Brendshme pa të cilët kuptohet që nuk do kishim arritur këto rezultate.”, -tha Çako.

Gjithashtu Çako theksoi rëndësinë e Laboratorit Tekniko – Shkencor të Policisë Italiane në punën e Policisë së Shtetit për parandalimin e goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

“Besoj shumë që edhe instalimi i Laboratorit këtu ishte një punë e shkëlqyer sepse përveçse bëhet përpunimi në kohë reale i informacionit dhe shumë gjëra që duhen sqaruar, shpesh herë sqarohen drejtpërsëdrejti mes ekspertëve tanë dhe kolegëve”.

Gjatë kësaj vizite Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo është shprehur: “Ju admiroj për punën që keni kryer sëbashku, jam i kënaqur që Drejtori është i kënaqur për këtë bashkëpunim dhe kështu do të vazhdojmë. Është shumë e rëndësishme që 2 vendet tona të ecin përpara në këtë betejë.  Do të vazhdojmë gjatë këtij viti duke shpresuar që të festojmë ashtu siç thoni ju, rezultate të rëndësishme të përbashkëta.”

ma.me

Next Post
Tentoi të trafikojë 19 kg kanabis, gjykata lë në burg ukrainasin

Tentoi të trafikojë 19 kg kanabis, gjykata lë në burg ukrainasin

Comments 1

  1. Selvie Muja says:
    9 years ago

    Policia nen drejtimin e cakos ka pesuar shume ndryshime dhe perparime ne fushen e droges duke bere te mundur jo vetem evidentimin e saj por edhe kapjen e fajtoreve, por padyshim kjo nuk mund te arrihej pa ndihmen dhe bashkepunimin e vashdueshem te nderkombetareve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet “super-aplikacioni” i Rusisë, si e përdori “Max” për të spiunuar qytetarët! Skema dhe taktikat e përdorura nga shërbimi sekret

Zbulohet “super-aplikacioni” i Rusisë, si e përdori “Max” për të spiunuar qytetarët! Skema dhe taktikat e përdorura nga shërbimi sekret

September 18, 2026
Ali Ahmeti kritika të forta kryeministrit të Kosovës: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lërë pas zënkat me mua dhe Ramën!

Ali Ahmeti kritika të forta kryeministrit të Kosovës: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lërë pas zënkat me mua dhe Ramën!

September 18, 2026
“Përmirësim i shërbimeve”- Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social: Fokusi te grupet në nevojë

“Përmirësim i shërbimeve”- Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social: Fokusi te grupet në nevojë

September 18, 2026
“Nuk rrëzohet Rama me broçkulla”- Spaho kritika të forta PD-së: Ku është katandisur opozita, e konsumuar dhe pa ide! Në shtator sezon i ri, avaz i vjetër!

“Sot thonë dokrra në Kuvend”- Spaho: PD e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, Berisha votoi pro edhe ngritjen e komisionit të Dick Marty

September 18, 2026
Vdekja misterioze e këngëtarit Giorgos Mazonakis, raporti zbulon detaje të reja për transportimin nga klinika: Mjekët refuzuan informacionin

Vdekja misterioze e këngëtarit Giorgos Mazonakis, raporti zbulon detaje të reja për transportimin nga klinika: Mjekët refuzuan informacionin

September 18, 2026
“Jo në emrin tim!”- Vijojnë protestat në Kosovë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Gjykata Speciale e Hagës ka degraduar, janë të pafajshëm!

“Jo në emrin tim!”- Vijojnë protestat në Kosovë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Gjykata Speciale e Hagës ka degraduar, janë të pafajshëm!

September 18, 2026
Plagosja e avokatit Shllaku, Dhoma e Avokatisë Durrës pezullon seancat për 2 orë: Të bëhet hetim i plotë, kërkojmë siguri!

Plagosja e avokatit Shllaku, Dhoma e Avokatisë Durrës pezullon seancat për 2 orë: Të bëhet hetim i plotë, kërkojmë siguri!

September 18, 2026
Trump dhe Merz zhvillojnë bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan liderët për Ukrainën dhe Hormuzin!

Trump dhe Merz zhvillojnë bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan liderët për Ukrainën dhe Hormuzin!

September 18, 2026
Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

Çfarë mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

September 18, 2026
Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së!

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së!

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com