Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” që detyron ndërmarrjet me më shumë se 100 punonjës dhe institucionet me 80 të punësuar të ngrejë një strukturë raportimi për praktikat antiligjore pritet të japë efektet e tij shumë shpejt.
Deri më 15 korrik bizneset kanë pasur kohë që të dorëzojnë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) emrin e personit të përzgjedhur për të kryer funksionin e sinjalizuesit. Me marrjen e këtyre shkresave është ILDKPKI ajo që do të krijojë regjistrin e sinjalizuesve. Referuar informacionit nga ky Inspektorat do të kemi dy regjistra.
Regjistrat e sinjalizimit
I pari është regjistri i sinjalizimit të brendshëm në njësinë përgjegjëse në organizatë. Në këtë regjistër shënohet mes të tjerave: Emri i sinjalizuesit dhe funksioni, autoriteti publik apo subjekti privat ku punon sinjalizuesi, i sinjalizuari pra personi i denoncuar dhe funksioni i tij, përshkrimi i objektit të sinjalizimit, regjistrimi i kërkesës, vendimi për fillim ose mosfillim hetimi duke saktësuar edhe datën, masat apo njoftimi i Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, kthim përgjigje sinjalizuesit si dhe ndjekja e ecurisë së çështjes.
Regjistri i dytë është ai i sinjalizimit të jashtëm në ILDKPKI ku jepen të njëjtat detaje dhe specifikime ashtu si në regjistrin e brendshëm.
Sinjalizuesit nga ana tjetër do të kenë një format standard të raportimit të praktikës abuzive që kanë konstatuar.
Sinjalizimi
Konkretisht në formularin tip të sinjalizimit të brendshëm të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni përfshihen këto të dhëna:
Unë sinjalizuesi _________________, lindur më _____, vendlindja ______, banues në adresën: ________ dhe me kontakte_______________, me detyrën e _____________ në ___________________, paraqes sinjalizimin si më poshtë vijon:
2-Unë sinjalizuesi zgjedh të mbetem anonim duke shpjeguar qartë dhe në mënyrë të arsyetuar shkaqet e anonimatit si më poshtë
paraqes sinjalizimin si më poshtë vijon:
Bashkëlidhur këtij sinjalizimi, provat përkatëse që paraqes janë si më poshtë:
Nuk kam prova përkatëse, por ato mund të gjenden ____________________________
Për këto arsye, kam dyshime për ekzistencën e një fakti që përbën veprën penale të parashikuar nga neni ____________ i Kodit Penal (nëse është e mundur ta përcaktoni një gjë të tillë.)
Një sinjalizues i jashtëm raporton të njëjtat detaje si një i brendshëm veçse nënvizon se njësia e denoncuar ose ndërmarrja nuk ka strukturë për sinjalizim.
Paraqes këtë sinjalizim në ILDKPKI , për arsye se :
1- ____________ nuk ka Njësi përgjegjëse në zbatim të ligjit nr. 60/2016.
dhe paraqes sinjalizimin si më poshtë:
2- Njësia përgjegjëse në ________________ për sinjalizimin e paraqitur më datë_____ ______ (bashkëlidhur formulari i sinjalizimit të bërë), pranë njësisë;
☐ nuk filloi hetimin administrativ ose e përfundoi atë në kundërshtim me ligjin nr. 60/2016.
☐ zoti/zonja_____________________ që pret sinjalizimin ose zoti/zonja___________ janë përfshirë ose kanë një interes të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë personal ose material me objektin e sinjalizimit sepse__________________________________________________________
☐ Dyshoj në integritetin dhe paanshmërinë e Njësisë përgjegjëse për shkak sepse_______________________________________________________________________________________________
☐ Prova __________ e këtij sinjalizimi që gjendet në ____________ fshihet apo shkatërrohet nga _______________________________
Bashkëlidhur këtij sinjalizimi, provat përkatëse që paraqes janë si më poshtë:
Nuk kam prova përkatëse, por ato mund të gjenden _____________________________
Për këto arsye, kam dyshime për ekzistencën e një fakti që përbën veprën penale të parashikuar nga neni ____________ i Kodit Penal (nëse është e mundur ta përcaktoni një gjë të tillë.)
SHKRIM 5, ORA 11
Sigurimet shoqërore, 26 mijë punonjës në sistem, me gabim në emër
Mbi 26 mijë punonjës rezultojnë me gabime në emër ose mbiemër në sistemin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kur këto të dhëna kryqëzohen me regjistrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit i klasifikuar si audit për Teknologjinë dhe Informacion ka zbuluar një seri problematikash që nisin nga sistemet e back-up e deri tek mosrakordimi i emrave mes Tatimeve, ISSH dhe Gjendjes Civile.
Gjetjet
Nga auditimi u konstatua se të dhënat (NID, emër, mbiemër) e punonjësve të importuar nga DPT, me ato të regjistrit të gjendjes civile u identifikuan disa problematika lidhur me informacionin e importuar nga DPT:
– Janë identifikuar 669 punonjës të cilët nuk gjenden në regjistrin e DPGJC. Këta punonjës nuk gjenden as në regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë. Bashkëlidhur
– Janë identifikuar 26,314 raste kur emri ose mbiemri i punonjësit të deklaruar nuk është i njëjtë me atë të DPGJC për të njëjtin NID.
– Janë identifikuar 80 raste kur të dhënat për emrin dhe mbiemrin janë të ndryshëm, çfarë do të thotë se këta persona janë të ndryshëm.
– Nga kontrolli i të dhënave për NID-et e “sakta në format” me regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë të DPGJC, rezulton se DPT i dërgon ISSH informacion për 4,028 persona të cilët kanë ndërruar jetë prej kohësh.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vërejtur se ka pasur gabime edhe në disa të dhëna të tjera që janë importuar ndër vite si në:
– Përllogaritjen e kontributeve shoqërore për punëmarrësin
– Përllogaritjen e kontributeve shoqërore për punëdhënësin
– Përllogaritjen e kontributeve për pagat që janë mbi pagën maksimale dhe nën pagën minimale duke patur parasysh që pagesat nën pagën minimale janë kryer edhe kur punëmarrësi ka 22 ditë pune ose më shumë.
– Deklarime të pasakta në lidhje më numrin e ditëve të punës (ditët e punës janë më shumë se 31 ditë).
Lidhur me këtë situatë KLSH ka rekomanduar që nga ana e ISSH të ndiqen të gjithë hapat e nevojshëm, për saktësimin dhe ndjekjen deri në zgjidhje të pasaktësive mbi të dhënat e importuara në vite. Njoftimin e punëmarrësve nëpërmjet kanaleve të komunikimit sipas problematikave që ata kanë.
Monitor/ma.me