• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Spiunët” në institucione e ndërmarrje, si do të bëhen hetimet për denoncimet

by Java News
19/07/2017 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” që detyron ndërmarrjet me më shumë se 100 punonjës dhe institucionet me 80 të punësuar të ngrejë një strukturë raportimi për praktikat antiligjore pritet të japë efektet e tij shumë shpejt.

Deri më 15 korrik bizneset kanë pasur kohë që të dorëzojnë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) emrin e personit të përzgjedhur për të kryer funksionin e sinjalizuesit. Me marrjen e këtyre shkresave është ILDKPKI ajo që do të krijojë regjistrin e sinjalizuesve. Referuar informacionit nga ky Inspektorat do të kemi dy regjistra.

Regjistrat e sinjalizimit

I pari është regjistri i sinjalizimit të brendshëm në njësinë përgjegjëse në organizatë. Në këtë regjistër shënohet mes të tjerave: Emri i sinjalizuesit dhe funksioni, autoriteti publik apo subjekti privat ku punon sinjalizuesi, i sinjalizuari pra personi i denoncuar dhe funksioni i tij, përshkrimi i objektit të sinjalizimit, regjistrimi i kërkesës, vendimi për fillim ose mosfillim hetimi duke saktësuar edhe datën, masat apo njoftimi i Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, kthim përgjigje sinjalizuesit si dhe ndjekja e ecurisë së çështjes.

Regjistri i dytë është ai i sinjalizimit të jashtëm në ILDKPKI ku jepen të njëjtat detaje dhe specifikime ashtu si në regjistrin e brendshëm.

Sinjalizuesit nga ana tjetër do të kenë një format standard të raportimit të praktikës abuzive që kanë konstatuar.

 Sinjalizimi

Konkretisht në formularin tip të sinjalizimit të brendshëm të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni përfshihen këto të dhëna:

Unë sinjalizuesi _________________, lindur më _____, vendlindja ______, banues në adresën: ________ dhe me kontakte_______________, me detyrën e _____________ në ___________________,  paraqes sinjalizimin si më poshtë vijon:

2-Unë sinjalizuesi zgjedh të mbetem anonim duke shpjeguar qartë dhe në mënyrë të arsyetuar shkaqet e anonimatit si më poshtë

paraqes sinjalizimin si më poshtë vijon:

Bashkëlidhur këtij sinjalizimi, provat përkatëse që paraqes janë si më poshtë:

 Nuk kam prova përkatëse, por ato mund të gjenden   ____________________________

Për këto arsye, kam dyshime për ekzistencën e një fakti që përbën veprën penale të parashikuar nga neni  ____________ i Kodit Penal (nëse është e mundur ta përcaktoni një gjë të tillë.)

Një sinjalizues i jashtëm raporton të njëjtat detaje si një i brendshëm veçse nënvizon se njësia e denoncuar ose ndërmarrja nuk ka strukturë për sinjalizim.

Paraqes këtë sinjalizim në ILDKPKI , për arsye se :

1-         ____________ nuk ka Njësi përgjegjëse në zbatim të ligjit nr. 60/2016.

dhe paraqes sinjalizimin si më poshtë:

2-  Njësia përgjegjëse në ________________  për sinjalizimin e paraqitur më datë_____  ______ (bashkëlidhur formulari i sinjalizimit të bërë),  pranë njësisë;

☐ nuk filloi hetimin administrativ ose e përfundoi atë në kundërshtim me ligjin nr. 60/2016.

☐ zoti/zonja_____________________ që pret sinjalizimin ose zoti/zonja___________ janë përfshirë ose kanë një interes të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë personal ose material me objektin e sinjalizimit sepse__________________________________________________________

☐ Dyshoj në integritetin dhe paanshmërinë e Njësisë përgjegjëse për shkak sepse_______________________________________________________________________________________________

☐ Prova __________ e këtij sinjalizimi që gjendet në ____________ fshihet apo shkatërrohet nga _______________________________

Bashkëlidhur këtij  sinjalizimi, provat përkatëse që paraqes janë si më poshtë:

Nuk kam prova përkatëse, por ato mund të gjenden  _____________________________

Për këto arsye, kam dyshime për ekzistencën e një fakti që përbën veprën penale të parashikuar nga neni  ____________ i Kodit Penal (nëse është e mundur ta përcaktoni një gjë të tillë.)

SHKRIM 5, ORA 11

Sigurimet shoqërore, 26 mijë punonjës në sistem, me gabim në emër 

Mbi 26 mijë punonjës rezultojnë me gabime në emër ose mbiemër në sistemin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kur këto të dhëna kryqëzohen me regjistrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit i klasifikuar si audit për Teknologjinë dhe Informacion ka zbuluar një seri problematikash që nisin nga sistemet e back-up e deri tek mosrakordimi i emrave mes Tatimeve, ISSH dhe Gjendjes Civile.

Gjetjet

Nga auditimi u konstatua se të dhënat (NID, emër, mbiemër) e punonjësve të importuar nga DPT, me ato të regjistrit të gjendjes civile u identifikuan disa problematika lidhur me informacionin e importuar nga DPT:

– Janë identifikuar 669 punonjës të cilët nuk gjenden në regjistrin e DPGJC. Këta punonjës nuk gjenden as në regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë. Bashkëlidhur

– Janë identifikuar 26,314 raste kur emri ose mbiemri i punonjësit të deklaruar nuk është i njëjtë me atë të DPGJC për të njëjtin NID.

– Janë identifikuar 80 raste kur të dhënat për emrin dhe mbiemrin janë të ndryshëm, çfarë do të thotë se këta persona janë të ndryshëm.

– Nga kontrolli i të dhënave për NID-et e “sakta në format” me regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë të DPGJC, rezulton se DPT i dërgon ISSH informacion për 4,028 persona të cilët kanë ndërruar jetë prej kohësh.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vërejtur se ka pasur gabime edhe në disa të dhëna të tjera që janë importuar ndër vite si në:

– Përllogaritjen e kontributeve shoqërore për punëmarrësin

– Përllogaritjen e kontributeve shoqërore për punëdhënësin

– Përllogaritjen e kontributeve për pagat që janë mbi pagën maksimale dhe nën pagën minimale duke patur parasysh që pagesat nën pagën minimale janë kryer edhe kur punëmarrësi ka 22 ditë pune ose më shumë.

– Deklarime të pasakta në lidhje më numrin e ditëve të punës (ditët e punës janë më shumë se 31 ditë).

Lidhur me këtë situatë KLSH ka rekomanduar që nga ana e ISSH të ndiqen të gjithë hapat e nevojshëm, për saktësimin dhe ndjekjen deri në zgjidhje të pasaktësive mbi të dhënat e importuara në vite. Njoftimin e punëmarrësve nëpërmjet kanaleve të komunikimit sipas problematikave që ata kanë.

Monitor/ma.me 

Next Post
VIDEO/ Pasojat e zjarrit në Split të Kroacisë, gjithçka e shkrumbuar

VIDEO/ Pasojat e zjarrit në Split të Kroacisë, gjithçka e shkrumbuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emrat/ Të gjithë ‘tradhëtarët’ e Ilir Metës që kanë ‘mëkatuar’ me partinë

A do e takojë Ilir Metën-Monika Kryemadhi? Flet avokati Kujtim Cakrani

April 27, 2026
Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

April 27, 2026
Pallati Buckingham: Vizita e Mbretit Charles në SHBA do të realizohet sipas planit

Pallati Buckingham: Vizita e Mbretit Charles në SHBA do të realizohet sipas planit

April 27, 2026
Detaje nga atentati ndaj çiftit në Lezhë: U përdorën dy makina, dy persona hapën zjarr…

Detaje nga atentati ndaj çiftit në Lezhë: U përdorën dy makina, dy persona hapën zjarr…

April 27, 2026
Saga e krimeve të Memaliajt, vrasje, zhdukje e atentate të dështuara

Saga e krimeve të Memaliajt, vrasje, zhdukje e atentate të dështuara

April 27, 2026
Gjyqi për korrupsion, dëshmia e Netanyahu-t anulohet një orë para seancës dëgjimore

Gjyqi për korrupsion, dëshmia e Netanyahu-t anulohet një orë para seancës dëgjimore

April 27, 2026
Sulmet izraelite në Liban lënë 14 të vrarë. Rriten tensionet me Hezbollahun

Sulmet izraelite në Liban lënë 14 të vrarë. Rriten tensionet me Hezbollahun

April 27, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, nis sot gjyqi për dosjen ‘Meta’! Ish-presidenti kërkon që seanca të transmetohet live

April 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha i keqpërdorur nga Greqia apo nga Beleri?

April 27, 2026
Sot mot i kthjellët dhe reshje të izoluara në zonat malore

Sot mot i kthjellët dhe reshje të izoluara në zonat malore

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In