Gjykata e Lartë ka shtyrë sot seancën për deputetin Tom Doshi, pasi në çështjen që është duke u shqyrtuar ka munguar avokati i Mark Frrokut.
Seanca pritet të zhvillohet më 18 shtator, ndërsa vetë avokati i Frrokut i kishte drejtuar një kërkesë gjykatës për shtyrje të gjyqit.
Doshi aktualisht ndodhet në gjykim në lidhje me çështjen e një atentati të mundshëm për eliminimin e tij, histori për të cilën akuzonte Ilir Metën. Por më pas Frroku dhe Durim bami mohuan një skenar të tillë.