Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni ushtarak në Misisipi të Shteteve të Bashkuara. Avioni u rrëzua mbrëmjen e djeshme në një fushë sipas mediave lokale.
“Pjesa më e madhe e viktimave janë marinsë”, tha një burim, pa saktësuar nëse në bord kishte edhe civilë. Zyrtarët kanë konfirmuar se avioni është rrëzuar pas një defekti.
Copat e avionit janë shpërndarë deri në 8 kilometër larg nga vendi i rrëzimit./Java/a.m.