Partia Socialiste do të festojë sot 26 vjetorin themelit të saj, e cila do të përkojë me një ceremoni të vogël në selinë e partisë.
Takimi do të mbahet sot në ambientet e selisë, ku edhe pse kjo ditë përkon me fushate zgjedhore do të shërbejë si një ogur i mirë për tu mbledhur gjithë socialistët. Ftesa mësohet se u është dërguar të gjithë aleatëve të PS-së, përfshite ketu edhe Ilir Metën Shpëtim Idrizin dhe dhe Paskal Milo, pavarësisht se së fundmi, tonet mes tyre janë ashpërsuar.
Të pranishëm do të jenë dhe njerëzit kryesor të shtabeve elektorale në çdo bashki, dhe kësaj feste do t’i bashkohen dhe njerëz të medias apo të shoqërisë civile. Festa është konceptuar deri më tani si një format jo zyrtar bashkëbisedimi dhe komunikimi, teksa Edi Rama do të ketë një fjalë përshëndetëse.
Pse jo surpriza e mbrëmjes së sotme mund të jetë prania e themeluesit të PS-së dhe një prej drejtuesve të saj Fatos Nanos, me të cilin ditën e shtunë Rama pati një takim kokë më kokë në vilën qeveritare. /b.d